Një ditë pas festës së Krishtlindjes, Bashkia Pogradec dha lajmin e mirë se viti 2024 vjen me dy ambjente të reja dedikuar moshave të treta. Është duke u përgatitur një qendër ditore për gjyshet dhe gjyshërit, pranë Pallatit të Kulturës të Pogradecit, ku të moshuarit do të kenë mundësi të konsumojnë çaj dhe kafe çdo ditë, falas. Njëkohësisht janë duke u rindërtuar të reja, ambientet ditore në shëtitoren e qytetit. Sipas njoftimit online të Bashkisë Pogradec, këto mjedise do të jenë të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme për moshën e tretë. “Qëllimi ynë është rritja maksimale e vëmendjes për moshat e treta”, shkruhet në postimin që u nda sot në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me pamje nga fillimi i punimeve.
Pogradec, mjedise të reja dedikuar moshës së tretë
RELATED ARTICLES