Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë është pjesë e projektit të Konektivitetit të Rrugëve Rajonale dhe Lokale i cili mbështetet nga Banka Botërore prej disa vitesh tashmë. Ai parashikon ndërhyrje në rritjen potenciale të aktiviteteve bujqësore dhe turistike duke përmirësuar aksesin në zonat e përzgjedhura, si dhe forcim të kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e aseteve të tyre rrugore. Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë, loti 2, po ndërtohet përmes një fondi prej 3.48 milionë dollarë. Projekti parashikon ndërtim dhe rindërtim rrugës, punime për përmirësimin urban dhe punimet për rehabilitimin e peizazhit. Rindërtimi i rrugës do të rrisë vlerën e aseteve përreth, do të lehtësojë aksesin dhe lëvizshmërinë e zonës për banorët vendas dhe aksesin në kala nga turistët.
Pogradec-Dogana Tushemisht, mes panoramës tërheqëse
RELATED ARTICLES