Robotët nën stres kanë frikë dhe në këto kushte, ashtu si njeriu, bëhen më inteligjentë sepse emocionet mprehin më shumë zgjuarsinë, sipas një stimulimi që ka analizuar lindjen e emocioneve në një sistem të inteligjencës artificiale (AI), të publikuar në revistën “Plos One”, nga studiuesit e Universitetit “Federico II” në Napoli dhe Universitetit britanik të Plymouth.
Duke analizuar mënyrën se si, gjatë evolucionit, kafshët kanë mësuar të menaxhojnë frikën dhe të marrin vendimet e duhura në situata stresi, shkencëtarët kanë riprodhuar në një sistem të inteligjencës artificiale një kusht të ngjashëm me atë të një kafshe që rrezikon të përballet me grabitqarë ndërkohë që eksploron territorin në kërkim të ushqimit.
I frymëzuar nga qarqet nervore të trurit të njeriut, sistemi ka mundësuar se si evoluon aftësia për të menaxhuar situata të rrezikshme në një popullsi me robotë virtualë.
Në këtë mënyrë është vërejtur se për të reaguar ndaj një stimulimi të rrezikshëm, sistemi i inteligjencës artificiale zgjedh të evitojë rrezikun, duke përpunuar një sjellje largimi.
“Kjo është një sjellje bazike që lidhet me frikën dhe që shfaqet automatikisht si tek kafshët edhe tek njeriu”, thekson Orazio Miglino, që drejton laboratorin “Natural and Artificial Cognition” (NAC) të Universitetit “Federico II”.
“Megjithatë, tek njeriu ka edhe një fazë të dytë përpunimi për të kuptuar se çfare ka ndodhur. Le të themi që rrobotët tanë ndalojnë vetëm tek përgjigja e parë”, shton ai.
“Ky studim mund të kontribuojë në krijimin e robotëve më inteligjentë sepse, emocionet janë lë lidhura fuqishëm me memorien, vendimin, motivimin”, thotë Daniela Pacella e laboratorit NAC dhe Universitetit të Plymouth.