Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPo përballemi me krizën më të madhe energjetike

Po përballemi me krizën më të madhe energjetike

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck deklaroi sot se Gjermania po përjeton krizën më të madhe energjetike që ka kaluar ndonjëherë. Për krizën energjetike, Habeck fajësoi varësinë nga gazi rus, duke shtuar se mbështetja tek Rusia është rritur shumë gjatë dekadave. “Brenda disa muajve dhe vetëm pak vitesh ne do të arrijmë të kapërcejmë këtë varësi”, tha Habeck. Ai vuri në dukje kërkimet dhe zhvillimet që po ndodhin në fushën e energjisë së hidrogjenit. “Kjo është e ardhmja”, tha Habeck, duke paralajmëruar gjithashtu se vendit do t’i duhet të durojë këtë dimër dhe tjetrin përpara se teknologjitë e reja të kompensojnë importet e energjisë ruse. Habeck paralajmëroi se familjet do të përballen me kosto të larta të gazit dimrin e ardhshëm, ndërsa furnizimet nga Rusia vazhdojnë të reduktohen/https://ata.gov.al/2022/07/28/gjermani-habeck-po-perballemi-me-krizen-me-te-madhe-energjetike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments