Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, si dhe zëvëndëspërfaqësuesi i përhershëm i PNUD në Shqipëri, Francisco Roquette, zhvilluan një vizitë pune në bashkinë e Dibrës, ku diskutuan mbi zbatimin e projektit “Transformimi i tregut për përshpejtimin e energjisë diellore PV në Shqipëri”. Në takimin me kryetarin e bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu, u diskutua rreth bashkëpunimit me UNDP-në dhe ndërhyrjet e projektit që konsistojnë në instalimin e paneleve diellore fotovoltaike në katër institucione publike. Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, si dhe zëvëndëspërfaqësuesi i përhershëm i PNUD në Shqipëri, Francisco Roquette, panë nga afër investimin në panele diellore fotovoltaike që janë instaluar në godinën e bashkisë, shkollat “Said Najdeni”, “Demir Gashi” dhe “Irfan Hajrullai”. Ky projekt i zbatuar nga UNDP, me financim të qeverisë japoneze ka një ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, eficiencën e energjisë dhe rritjes së standardit të jetesës. Përmes këtij investimi do të sigurohet jo vetëm përfitim ekonomik dhe financiar, por edhe mjedisor për përdoruesit e ndërtesave publike, ku një nga sistemet më popullore të përdorimit është prodhimi i energjisë përmes panele diellore, që synon të shtrihet edhe në objekte të tjera të bashkisë Dibër, por edhe zona të tjera të vendit.
PNUD instalon panele diellore në katër institucione publike në Dibër
RELATED ARTICLES