Plazhi publik në Vlorë

0
2

 Vlora, një ndër qytetet me plazhet më të bukura në vendin tonë, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve, përfshi edhe Vlorën.

Në stacionet e plazheve publike të ngritura në Vlorë, këtë vit të ketë edhe çadra të dedikuara për turistët dhe banorët e qytetit, të ofruara falas nga bashkia.

Stacione plazhi publike me çadra falas ka edhe në Radhimë, Orikum, edhe në plazhin e Zvërnecit.

Këtë vit është parashikuar që në qarkun e Vlorës të ketë 973 stacione plazhi publike, ndërsa sipas rregullores së vendosur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është vendosur që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë plazh publik.