Platforma më e re kombëtare e dialogut për eksportet shqiptare, “EksportON”, e hartuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), synon të krijojë një hapësirë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, agjencive mbështetëse dhe bizneseve eksportuese.
Platforma synon vendosjen e eksporteve në qendër të politikave të zhvillimit ekonomik, duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar të produkteve “Made in Albania” dhe në forcimin e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet ndërkombëtare.





