Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPlatforma “etransport”, një mundësi e re informacioni për Shqipërinë turistike

Platforma “etransport”, një mundësi e re informacioni për Shqipërinë turistike

Në prag të sezonit veror turistik, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit (DPSHTRR) ka vënë në dispozicion të udhëtarëve platformën “etransport”, përmes të cilës ata mund të orientohen për të lëvizur më shpejt nëpër të gjithë vendin. Udhëtarët mund të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre dhe të marrin informacion për transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve të tyre. Ata po ashtu mund të marrin informacion orientues në porte, aeroport dhe pikat kryesore të mbërritjes së qytetarëve dhe turistëve. Lajmi u bë i ditur nga kreu i DPSHTRR-së, Ilir Mëngra. “Mirësevini në Shqipëri! Jemi pranë çdo qytetari për të siguruar informacion në lidhje me transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve tuaja të preferuara. Me vetëm një klikim në platformën tonë https://www.etransport.al/, ju mund të gjeni itinerarin tuaj, vendndodhjen e stacionit, oraret e nisjes dhe mbërritjes, si edhe kontaktet e operatorëve. Shkarkoni aplikacionin në Play Store dhe App Store. Le të bëjmë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe më të sigurt bashkë”, shtuan Mëngra në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij, kjo është një eksperiencë e re orientimi mbi rrjetin e linjave ndërqytetase. “Transporti ndërqytetës është tani më i lehtë se kurrë. Sjellim një eksperiencë të re orientimi mbi rrjetin e linjave ndërqytetëse, duke u përgatitur për të implementuar bileta elektronike. Inkurajojmë transportin publik si një alternativë të shkëlqyer për turizmin dhe lëvizjen nëpër Shqipëri. Ju ofrojmë informacion orientues në porte, aeroport dhe pikat kryesore të mbërritjes së qytetarëve dhe turistëve”, bëri të ditur Mëngra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments