Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPlantacionet me mollë në Dishnicë, të Korçës

Plantacionet me mollë në Dishnicë, të Korçës

Korça, është një nga rajonet kryesore në vendin tonë, ku kultivohen masivet më të mëdha me mollë të disa llojeve të ndryshme që dallojnë për shijen dhe cilësinë e lartë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ndau në rrjetet sociale pamje nga plantacionet me mollë në Dishnicë, të Korçës. Falë masave mbështetëse nga Skema Kombëtare dhe nafta pa taksa, fermerët në të gjithë vendin krahas mjelljeve me kultura të ndryshme bujqësore, kanë shtuar sipërfaqet me pemët e mollës, teksa fermerët e Korçës janë shndërruar në furnizuesit kryesorë të mollëve për prodhim industrial dhe konsum në tregjet jashtë vendit. Sipas INSTAT, grupi i pemëve frutore me farë zë 41,96 % të prodhimit, peshën kryesore në këtë grup e zë prodhimi i mollëve, ku vetëm Qarku i Korçës zë 62,97 % të prodhimit të mollëve gjithsej në vend. Vitet e fundit Korça ka shënuar një kthesë historike në eksportet shqiptare të mollëve. Rreth 65% e prodhimit të mollëve të rajonit juglindor të vendit, e njohur si zona që kultivon masivisht këtë lloj fruti, shkon për eksport në vendet fqinjë, Kosovë, Mali i Zi e Maqedoni e Veriut, ndërsa harta e eksportit të mollëve “Made in Albania” vitet e fundit ka shënuar një dimension të ri suksesi. Sot eksporti i mollëve shqiptare po tërhiq vëmendjen e tregjeve të tjera të mëdha të vendeve të Bashkimit Europian, si Bullgari, Greqi, Austri, Gjermani etj. Shqipëri kultivohen mbi 43.195.000 rrënjë mollë, të cilat japin një prodhim mbi 80 mijë tonë, shifër kjo, që paralajmëron rritjen e mëtejshme të eksportit të mollëve shqiptare drejt tregjeve të reja të huaja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments