Ai theksoi se ”duhet të arrihet zgjidhje e pranueshme mes dy palëve, Palestinës dhe Izraelit”.

“Plani për zhvendosjen e palestinezëve do të krijojë problem për të gjithë botën. Kjo jo vetëm që do të jetë një padrejtësi që zhvillimi njerëzor nuk do ta përballojë, por do të bëhet një problem dhe krizë ndërkombëtare. Kjo do të krijojë një shembull të rrezikshëm për spastrimin etnik kudo në botë dhe kundër popujve të tjerë”, tha Aboul Gheit.

Presidenti amerikan Trump më 4 shkurt tha se SHBA-ja “do të marrë kontrollin” e Rripit të Gazës, duke argumentuar se do të ishte shumë më mirë për palestinezët në Gaza të shkojnë në vendbanime të reja që do të ndërtohen në vendet fqinje, veçanërisht në Egjipt dhe Jordani.

Trump tha se ai “dëshiron ta kthejë Gazën në një rivierë të Lindjes së Mesme”