Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPlani i financimit të gjelbër të SHBA

Plani i financimit të gjelbër të SHBA

Një “kërcënim” për rritjen dhe ekonominë evropiane është programi amerikan i financimit për teknologjinë e gjelbër dhe sigurinë energjetike të SHBA (IRA), kwshtu deklaroi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në një letër drejtuar anëtarëve të Këshillit Europian, ajo paraqet një plan me katër pika për të adresuar sfidat me të cilat përballet Evropa, me energjinë si protagoniste. Sipas Ursula von der Leyen, Akti i Reduktimit të Inflacionit (IRA) , siç njihet më shpesh programi amerikan, pasqyron Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe investimet e gjelbra të “NextGenerationEU”, megjithatë ai dëmton konkurrencën e bizneseve dhe industrisë evropiane. Leyen paraqet propozimin e saj për krijimin e një fondi të ri investimi të quajtur “Fondi Sovran” dhe bën thirrje për ndryshimin e kursit në politikën e investimeve të BE-së. Siç thekson kryetarja e Komisionit, e vetmja mënyrë efektive për të dalë nga sfidat ekzistuese të energjisë është kalimi në zgjidhje të bazuara në emetimet e ulëta të karbonit dhe ajo vuri në dukje se kjo mund të arrihet përmes burimeve të rinovueshme të energjisë vendase dhe të përballueshme. Sipas letrës së saj, ky tranzicion do të marrë kohë dhe kjo është arsyeja pse duhen bërë lëvizje të shpejta për të kapërcyer këtë hendek, ndërsa konkurrenca globale përshpejtohet. Konkretisht, për të adresuar këto çështje, ai propozon si zgjidhje një IRA evropiane. https://lajme.rtsh.al/artikull/von-der-leyen-plani-i-financimit-te-gjelber-te-shba-kercenim-per-evropen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments