Plane për fundjave? Çfarë rezervon moti në vend dhe rajon| ABC News Albania

0
57

Meteorologu Hakil Osmani, ka bërë një parashikim të situatës së motit në vend. Osmani u shpreh se dita e sotme dhe paraditja e të shtunës të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta. Ndërsa paraditja e ditës së diel në orët e para të mëngjesit do të vijojnë reshjet të jenë prezentë, por duke filluar në orët e mesditës do të ketë përmirësim në zonat veriore më pas në zonat qendrore dhe në zonat jugore. Gjithashtu edhe në rajon pritet një mot i paqëndrueshëm, pasi e shtuna gjatë pasdites do të sjellë herë pas here reshje shiu, ndërsa pjesa e dytë e ditës së diel mund të ketë një përmirësim të kushteve të motit. “Në fund vendi ynë do të përjetojë ditë tipike vjeshte. Parashikohet që fundjava do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në vendin tonë të jenë 24 apo 25 gradë celsius. Sa i përket kushteve të motit parashikohet që dita e sotme dhe paraditja e të shtunës të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta. Vranësira që në pjesën e dytë të ditës është parashikuar të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në territorin shqiptar. Më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore ku herë pas herë do të jenë në formën e rrebeshëve. Reshjet do të jenë në sasi më të pakta në zonat qendrore dhe në zonat jugore. Paraditja e ditës së diel në orët e para të mëngjesit do të vijojnë reshjet të jenë prezentë, por duke filluar në orët e mesditës do të ketë përmirësim në zonat veriore më pas në zonat qendrore dhe në zonat jugore. Sa i përket vendeve të rajonit parashikohet që fundjava të sjellë mot të paqëndrueshëm duke bërë që e shtuna gjatë pasdites të sjellë reshje shiu në Malin e Zi, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Reshjet parashikohet që më të dukshme të jenë në Malin e Zi dhe në zonat perëndimore të Kosovës, ku herë pas herë mund të jenë edhe në formën e rrebesheve. Pjesa e dytë e ditës së diel mund të sjellë një përmirësim të kushteve të motit. Temperaturat e ajrit edhe për vendet e rajonit gjatë fundjavës do të sjellin një rënie të ndjeshme të tyre, me të paktën 3-4 gradë celsius. Kjo fundjave do të sjellë gjithashtu fuqizim të parametrit të erës duke bërë që e premtja dhe e shtuna të kenë një erë shumë të fortë në det të hapur, ndërsa dita e diel do të sjellë rënie të intensitetit të erës”, tha ndër të tjera meteorologu Osmani. /abcnews.al/