Plane për bregdet këtë fundjavë? Mësoni si do të jetë parashikimi i motit

0
36

Të gjithë ata që duan të kalojnë fundjavën në bregdet, do të kenë mundësi t’i shijojnë rrezet e diellit paraditet e të shtunës dhe të dielës deri nga ora 14:00. Pasditet e fundjavës pritet të sjellin vranësira dhe reshje të pakëta shiu. Sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë për Klan News se nuk do të kemi një gjendje stabël të motit, megjithatë temperaturat do të jenë të larta. Lajda Porja: Intervali që rrezikohet nga vranësirat dhe reshjet, e kemi parë gjatë gjithë javës, do të jetë që nga ora 14:00 deri në 19:30. Ky është intervali që do të ketë reshje. Sot madje do të ketë edhe rrebeshe që do të jenë më të fokusuara në zonat jugore. Parashikohet edhe qendra herë pas here të ketë rrebeshe. E shtuna dhe e diela, paraditet me diell, nga ora 08:00 deri në orën 14:00 do të jemi nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirat do të jenë shumë të pakëta. Pas orës 14:00, do të ketë zhvillim të vranësirave, në të cilën dita e shtunë do të sjellë reshje shumë të pakta dhe më të theksuara, dita e dielë. Reshjet do të jenë pas orës 14:00 dhe do të rrezikohet deri në orën 18:00 apo 19:00. E gjithë kjo situatë atmosferike që na ka shoqëruar dhe do të vazhdojë deri në javën e parë të Qershorit, vjen si pasojë e temperaturave të larta, të cilat po regjistrohen gjatë këtyre ditëve. Fundjava nuk sjell ndonjë ndryshim të dukshëm, temperatura të larta për Majin. Nga mëngjesi deri në orën 14:00 mund të marrin rreze dielli padiskutim, madje në zonat bregdetare, termometri ngjitet deri në 28 gradë. Më pas, do të ketë shkëputje ku do të ketë momente me pika shiu të shtunën dhe të dielën dhe më pas do të kemi një përmirësim të motit. Nuk ka një situatë stabël.