Plan për forcimin e kapaciteteve në reduktimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore

0
4

Prej vitit 2020, UNDP, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ka zbatuar projektin RESEAL, që synon forcimin e kapaciteteve për reduktimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore. Sipas prefektes Angoni, pas implementimit të këtij projekti në qarkun e Fierit, projekti po hyn në fazën e dytë, duke u shtrirë në qarkun e Shkodrës, ku përfshihen prefektura dhe pesë bashkitë e saj. Ky zgjerim bazohet në vlerësimet kombëtare të riskut, të cilat e identifikojnë Shkodrën si një ndër qarqet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore.

“Gjatë takimit u përcaktuan synimet dhe objektivat e projektit, si dhe u krijuan grupet e punës që do të angazhohen në realizimin e tij. Projekti do të zhvillohet në disa faza dhe do të zgjasë rreth 18 muaj, duke kulmuar me hartimin e Planit të Riskut, një dokument strategjik kyç për nivelin e qarkut dhe atë lokal. Ky plan do të shërbejë si bazë për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve të emergjencave civile nga strukturat lokale”, u shpreh Angoni në një postim në rrjetet sociale.