Thursday, May 8, 2025
HomeMJEDISPlan i ri menaxhimi për parkun natyror “Bredhi i Sotirës”

Plan i ri menaxhimi për parkun natyror “Bredhi i Sotirës”

Parku natyror “Bredhi i Sotirës”, i shtrirë në bashkinë e Dropullit, qarku Gjirokastër, është një nga zonat pilot ku EU4Nature po ndërhyn për të forcuar mbrojtjen dhe menaxhimin efektiv të vlerave natyrore.

Zona, e shpallur Park Natyror në janar 2022 pas zgjerimit dhe ndryshimit të statusit të mëparshëm si Monument Natyre, përfaqëson një habitat pyjor me rëndësi të veçantë, ku mbizotërojnë bredhi dhe gështenja e butë, si edhe lloje të tjera me interes të lartë për ruajtje.

Në këtë park janë identifikuar 9 tipe habitatesh natyrore dhe një numër i konsiderueshëm i llojeve floristikë dhe faunistikë të mbrojtur, përfshirë edhe specie endemike si Manushaqja e Epirit (Viola epirota), Kokoçeli i Epirit (Centaurea epirota) dhe lloje të Listës së Kuqe të IUCN.

Megjithatë, mungesa e një plani menaxhimi dhe kapacitetet e kufizuara administrative paraqesin sfida për ruajtjen e ekosistemeve të tij.

Për të adresuar këto problematika, EU4Nature do të mbështesë hartimin e planit të parë të menaxhimit për parkun, forcimin e kapaciteteve të stafit përmes trajnimeve, si dhe pajisjen me infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për një administrim të qëndrueshëm dhe mbrojtje efektive të zonës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments