Paulo Pjeshka nuk është më një futbollistë i “Vllaznisë”. Futbollisti dhe skuadra shkodrane duket se janë ndarë me konsensus. Pjeshka duket se ka kërkuar largimin për shkak të minutave të pakta të aktivizuara. Klubi shkodran përmes një njoftimi për mediat ka zyrtarizuar largimin e futbollistit, i cili ishte produkt i akademisë së “Vllaznisë”. “KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Paulo Pjeshka. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në vite tek Akademia por edhe sezonin e kaluar me ekipin e parë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, njofton Vllaznia. Në statistikat e sezonit të shkuar, Pjeshka vihet re se ka luajtur vetëm një ndeshje në superligë dhe është aktivizuar në dy raste në Kupën e Shqipërisë. Tashmë Pjeshka kërkon të shfaqi talentin dhe vlerat e tij sportive tek “Flamurtari”, që luan në kategorinë e parë dhe synon ngjitjen në superligë.