Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius pranoi vonesat në dërgesat e armëve në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë theksoi se armatimet do të rriten sa më shpejt që të jetë e mundur. “Aktualisht kemi problemin, të njohur për të gjithë, se industria e mbrojtjes nuk mund të përballojë kërkesën që ekziston në disa sektorë”, theksoi Pistorius. ”Industria e mbrojtjes po rrit aftësitë e saj kudo që është e mundur. Është çështje shpejtësie, nuk mund të kesh ndikim të pakufizuar në shpejtësi”, shtoi ai. ”Duhet kohë për të ngritur një fabrikë dhe për të grumbulluar furnizimet e nevojshme të municioneve dhe eksplozivëve dhe për të qenë në gjendje që të prodhohen shpejt”, theksoi Pistorius. Ai përmendi si shembull prodhimin e municionit të tankeve ”Gepard”, të cilin Gjermania duhej ta ”ringjallte”.
Pistorius: Dërgesat e armëve në Ukrainë duhet të përshpejtohen
RELATED ARTICLES