Pishina publike në Durrës, pol argëtimi dhe stërvitjeje

0
7

Rikonstruksioni i pishinës publike “Taq Dafa” në Durrës ka ringjallur traditën e notit tek të rinjtë në qytetin bregdetar. Kushtet e përmirësuara e kanë kthyer pishinën në një ambient gjithnjë e më tërheqës jo vetëm për notarët profesionistë, por dhe për amatorët. Pishina “Taq Dafa” në Durrës është rikonstruktuar tërësisht duke përmbushur të gjitha kërkesat për një pishinë olimpike. Pishina ka një gjatësi prej 50 metra dhe një gjerësi prej 21 metra, me një thellësi që ndryshon nga 2 metra në anën veriore në 1.4 metra në anën jugore. Ajo u hap në vitin 2015 dhe ka luajtur një rol thelbësor në nxitjen e veprimtarive fizike, sidomos për vogëlushët dhe të rinjtë e Durrësit, të apasionuar pas notit.