Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPikaso një gjeni apo përbindësh

Pikaso një gjeni apo përbindësh

Gjeni apo përbindësh? Në çdo rast, subjekt i pashtershëm magjepsjeje. 50-vjetori i vdekjes së piktorit më të madh spanjoll, Pablo Pikaso (1881-1973) kujtohet me rreth 40 ekspozita në mbarë botën duke premtuar se do të eksplorojnë të gjitha aspektet e tij. “Ne jemi ende të uritur për Pikason”, qesh Olivier Widmaier-Pikaso, nipi i tij. “Jam i magjepsur nga numri i kuratorëve, historianëve dhe studiuesve të muzeve që vazhdojnë të gjejnë ende kënde studimi”, shton ai. ”Qeramika e Pikasos”, ”Pikaso dhe feminizmi”, ”E bardha te Pikaso”, ”Pikaso nën syrin e fotografëve të famshëm”, ”Pikaso i ri në Paris”, ”Skulptori Picaso” janë studimet e reja nga Franca në Spanjë. ”Ai mbetet mbi të gjithë”, thotë Bernard Blistene, president nderi i qendrës ”Pompidou” në Paris, duke vlerësuar sidomos “Guernica” dhe “Demoiselles d’Avignon”. “Fuqia shkatërruese e veprës së Pikasos në krahasim me atë të të tjerëve, shpikja e përhershme, kryqëzimi i të gjitha rrymave të mëdha të modernizmit, eksperimentimi për më shumë se 80 vjet… E gjithë kjo është e pakrahasueshme”, shton ai. ”Dhe pas qindra ekspozitave kushtuar atij, ai mbetet një burim i pashtershëm”, shton Emmanuel Guigon, drejtor i muzeut ”Pikaso” në Barcelonë. Me lëvizjen #MeToo, imazhi i këtij monumenti të pikturës megjithatë është njollosur nga akuzat për mizogjini dhe dhunë ndaj ish-shoqërueseve të tij. Ish kuratorja e muzeut ”Pikaso”, Emilie Bouvard shpreson se ”ky përvjetor do të shënojë fillimin e një procesi të dobishëm në mënyrën se si i afrohemi këtij artisti, i cili mishëron një angazhim dhe për të cilin vazhdojmë të flasim dhe të prezantojmë veten”. “Ne duhet të ndalojmë së foluri për gratë që e kanë kaluar jetën me të. Disa kryen vetëvrasje, të tjera u fundosën në çmenduri. E vetmja e mbijetuar ishte Françoise Gilot”, shton ajo. Bpuvard e përshkruan Pikason si një “qenie tiranike, supersticioze dhe egoiste”, në një libër bestseller “Living with Picasso”, botuar në 1964. Përveç ekspozitave, këtë vit janë planifikuar shumë konferenca si dhe përurimi në vjeshtë i një qendre kërkimore në Paris, pranë muzeut të Pikasos si dhe një simpozium ndërkombëtar në të njëjtën kohë në UNESCO. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments