Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPika kufitare Dheu i Bardhë më e ngarkuara

Pika kufitare Dheu i Bardhë më e ngarkuara

Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet aktualisht më e ngarkuara, ku koha për të hyrë dhe dal shkon rreth 10-15 minuta. Kjo pikë kufitare po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët mbrëmë vendosën barrikada në anën e Serbisë, shkruan KosovaPress duke u mbështetur në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Kujtojmë se që nga 10 dhjetori, serbët lokal të ndihmuar nga grupet ekstremiste me mbështetjen e Beogradit kanë vendosur disa barrikada në veri të Kosovës. Vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments