Nis nesër edicioni i 10-të i Pianodrom, festivali i kthyer në pol të rëndësishëm të kulturës dhe kompozicionit bashkëkohor shqiptar. Në 10 vjet aktivitet, Pianodromi numëron rreth 127 produksione dhe shumë masterclass-e, duke u transformuar nga një shoqatë modeste, në një institucion të muzikës simfonike shqiptare. Artdashësit e kanë ndjekur rrugëtimin e Pianodrom me përkushtim dhe interesi i tyre ka sjellë nxitje më shumë për të vijuar e sjellë koncerte e vepra të reja. Vit pas viti, Pianodrom u kthye në polin e ideve të reja, i eksplorimeve të reja në muzikën shqiptare. Vetë kompozitori i njohur Aleksandër Peçi, Pianodrom vjen si shtyllë e gjuhës shqipe me tinguj, pol i promovimit të talenteve të reja. Pianodrom e ka provuar veten si polin kryesor ku muzika dhe autorët shqiptarë kanë gjetur vendin e merituar. Veprat e Pianodrom janë interpretuar me shumë sukses në: Carnegie Holl New York, Miami, Teksas, Romë, Trieste, Paris, Moskë (Konservatori Tchaikovsky), Montreal, Gjermani, Prishtinë etj. Në edicionin e 10-të, do të mund të ndjekim 14 autorë shqiptarë dhe 14 nga bota, të cilët do të interpretojnë 30 vepra shqiptarë dhe 21 nga bota, me pjesëmarrjen e artistëve dinjtozë e me reputacion ndërkombëtar si Elvin Hoxha Ganiyev, i cili perfomon në Berlin, Rejsi Prosi e cila performon në Graz, AMAI kuartet nga Vjena, Kosti Deti nga Vjena, Klejda Tare, dhe yje të tjerë të interpretimit nga Profesorati i Universitetit të Arteve. Interesant është fakti se kompozitori Aleksandër Peçi ka kompozuar një sonatë, enkas për virtuozin Ganiyev, të cilit ia ka dedikuar me rastin e datëlindjes së 25-të, që përkon me kohën e festivalit Pianodrom. Ndërsa të dielën e 27 nëntorit, Pianodrom vjen në TKOB me 3 miniatura të Çesk Zadesë, sonata të Shopenit e Shubertit, variacionet e Mendelsonit dhe vepra të kompozitorit Peçi,i Sonata 3 “Skënderbeu” koha e dytë Liriada dhe koha e tretë Dasma dhe Bartok Valle Rumune. Kompozitori është autori më i ekzekutuar jashtë Shqipërisë në këto 30 vite, me çmime të shumta. Si themelues i “Pianodrom” me 106 produksione për 9 vjet dhe një nga themeluesit e shoqatës “New Music”, është promotor i zhvillimeve moderne në kompozicionin shqiptar. Si profesor ka nxjerrë nga emrat më të rëndësishëm në brezin e ri të kompozitorëve.https://ata.gov.al/2022/11/25/pianodrom-nis-neser-ne-tkob-festivali-me-i-rendesishem-i-kompozicionit-bashkekohor/
Pianodrom , festivali më i rëndësishëm i kompozicionit bashkëkohor
RELATED ARTICLES