Pezullohet përkohësisht shërbimi në Qendrën e Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë

0
2

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, (DPSHTRR) njoftoi të premten mbi pezullimin e përkohshëm të shërbimeve në Qendrën e Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë. Sipas DPSHTRR-së, për shkak të një defekti në rrjet të kompanisë së internetit pranë Qendrës së Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë, kjo qendër është përballur me një ndërprerje të përkohshme të ofrimit të shërbimit të Kontrollit Teknik. DPSHTRR informon qytetarët se “me zgjidhjen e problematikës shërbimi do të rifillojë dhe sot do të punohet me orar të zgjatur”. Ndërkohë që Drejtoria është në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë për zgjidhjen sa më parë të situatës.