Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPezullohet lundrimi në Durrës

Pezullohet lundrimi në Durrës

Në portin e Durrësit janë bllokuar serish lundrimet e trageteve, pasi kushtet për lundrim janë akoma të vështira. Burime nga kapiteneria e portit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë nisje tragetesh as nga Durrësi drejt Italisë dhe as nga portet italiane, Bari dhe Ankona, drejt Durrësit. Po ashtu, edhe anijet e tonazhit të mësëm dhe të ulët janë të bllokuara, pasi kushte janë të vështira për lundrim. Edhe flota e peshkimit qëndron në pritje të përmirësimit të motit, i cili pritet të ndryshojë nga dita e martë e javës së ardhshme. Ditën e djeshme Kapiteneria e Portit të Durrësit njoftoi se parashikohet një situatë e përkeqësuar hidrometeorologjike për datat 20-22 Janar. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7-8 ballë dhe me shpejtësi mbi 25m/s , ndërsa lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments