Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPezullohet edhe lundrimi drejt Ankonës

Pezullohet edhe lundrimi drejt Ankonës

Autoriteti Portual i Durrësit, ka njoftuar anulimin e lundrimit të dy trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit, dhe anasjelltas, ndërsa edhe tragetet që operojnë nga Bari në Durrës nuk do të bëjnë nisje mbrëmjen e sotme. Po ashtu, trageti i linjës Durrës-Ankona, anulon lundrimin e parashikuar për ditën e sotme ndërsa njoftohet se është anuluar edhe nisja e tragetit që ishte parashikuar të lundronte ditën e nesërme ( 21.01.2023) nga Ankona në drejtim të Porti të Durrësit. Anulimet vijnë pasi parashikohet se situata hidrometeorologjike për vendin tonë për datat 20-22 Janar 2023 do të jetë e përkeqësuar duke filluar nga pasditja e sotme, 20.01.2023. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra. Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se janë në monitorim të situatës për të garantuar mbarëvajtjen dhe përballimin me sukses të situatës. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments