Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPezullohen lundrimet e disa trageteve të linjave me Italinë

Pezullohen lundrimet e disa trageteve të linjave me Italinë

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se si rezultat e motit të keq do të pezullohen lundrimet e disa trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas. “Në bazë të parashikimit të situatës hidrometeorologjike për vendin tone për datat 20-22 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar pasditen e dates 20.01.2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-Jugperëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra”, bën të ditur DPD. Sipas DPD-së, në portin e Durrësit tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. Gjithashtu edhe trageti I linjës Durrës -Ankona-Durrës nuk do të niset nga Porti i Ankonës. Në Portin e Vlorës për linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë trageti “Ioan Star” do të niset rreth orës 14:00 nga Porti i Vlorës. Kurse në datën 21.01.2023 nuk do të behet nisja nga Porti i Brindisit. Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme kanë operuar normalisht. Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Situata meterologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e dielë. Për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla, DPD informoi se është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments