Inflacioni, rritja e normave të interesit dhe perspektiva e paparashikueshme ekonomike po provokojnë më shumë kompani në Evropë që të pezullojnë nga puna punonjësit. Në kontinentin evropian shkurtimet e vendeve të punës po rriten, veçanërisht me vendimet e fundit të kompanive të telekomunikacionit. Pezullimet nga puna po prekin pothuajse çdo sektor në Evropë, veçanërisht teknologjinë, prodhimin dhe automobilat. Javën e kaluar, ‘Vodafone’ njoftoi se gjatë tre viteve të ardhshme do të pezullojë nga puna 11 mijë punonjës, me qëllim për të ulur kostot dhe për të përshpejtuar rritjen. Kompania, e cila ka 104 mijë punonjës në mbarë botën, njoftoi se në muajin mars planifikon të shkarkojë 1 mijë punonjës në Itali dhe 1.300 të tjerë në Gjermani. Kompania ‘BT’, e cila gjithashtu dëshiron të ulë kostot e saj, po planifikon që deri në vitin 2030 të shkarkojë nga puna 40 mijë deri në 55 mijë punonjës. Numri i përgjithshëm i punonjësve të saj do të ulet nga 130 mijë në 75-90 mijë deri në vitin 2030. Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomit ‘Ericsson’ gjithashtu do të shkurtojë numrin e punonjësve në mbarë botën me 8.500, ndërsa prodhuesi zviceran i aksesorëve kompjuterik ‘Logitech’ njoftoi se do të shkarkojë nga puna 300 persona. Edhe ‘Nokia’ planifikon të pushojë nga puna 208 punonjës. Sektori i automobilave Kompanitë ‘Volvo’, ‘Peugeot’, ‘Citroen’, ‘Fiat’, ‘Jeep’, ‘Alfa Romeo’ dhe ‘Maserati’ janë ndër kompanitë që planifikojnë të shkarkojnë punonjësit e tyre. Kompania suedeze ‘Volvo’ planifikon të ri-organizojë operacionet e prodhimit të autobusëve dhe të shkarkojë nga puna 1.600 punonjës. atsh
Pezullimet nga puna godasin të gjithë sektorët në Evropë
RELATED ARTICLES