Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA”Pew Research”:Twitter

”Pew Research”:Twitter

Gjashtë nga 10 amerikanë kanë bërë një pushim nga Twitter në vitin e kaluar, sipas qendrës së studimit ”Pew Research” dhe bazuar në një sondazh të kryer me 10701 përdorues. Elon Musk u bë pronar i platformës në tetor 2022, pak ditë më parë lajmi që identifikoi një CEO të re, Linda Yaccarino që vjen nga NBC Universal. “Gjashtë nga 10 amerikanë që kanë përdorur Twitter në 12 muajt e fundit thonë se kanë bërë një pushim nga platforma për një periudhë prej disa javësh ose më shumë gjatë asaj kohe,” shkruan Pew në raport. Në një analizë të veçantë, kompania studioi gjithashtu sjelljen aktuale të 1 002 përdoruesve më aktivë të Twitter dhe gjeti “një rënie të dukshme të postimeve në muajt pas” blerjes së Musk. “Numri mesatar i tweet-eve mujore nga këta përdorues u ul me rreth 25% pas blerjes,” vëren studimi. Në mesin e përdoruesve të Twitter, më shumë gra sesa burra thonë se kanë bërë një pushim nga platforma vitin e kaluar (69% kundrejt 54%). Sondazhi gjithashtu pyeti përdoruesit se sa ka gjasa që ata të përdorin platformën një vit nga tani, 40% thanë se ka shumë ose shumë gjasa ta përdorin atë, 35% ka të ngjarë ta përdorin atë, një e katërta e përdoruesve të anketuar janë përgjigjur se nuk ka shumë ose aspak gjasa të jetë në platformë brenda një viti. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments