Petunia, një qen i racës bulldog francez, dy vjeç dhe pa qime, është shpallur fituese e konkursit të qenit më të shëmtuar në botë, të mbajtur në panairin e Sonomas, në qytetin Santa Rosa të Kalifornisë.

Pronarja Shannon Nyman nga shteti i Oregonit mori çmimin prej 5 000 dollarësh në emër të Petunias, e cila ka këmbë të shkurtra, të çrregullta dhe një fytyrë të rrudhur.

Ky konkurs zhvillohet që nga vitet 1970.

Vendi i dytë u zuri nga Jinny Lu, një qen pug pesëvjeçar, i cili garoi pa sukses edhe në konkursin e vitit 2023.

Këtë herë, pronarja Michelle Grady mori në shtëpi një çmim prej 3 000 dollarësh.

Poppy, një qen shtatëvjeçar, me pak qime dhe lëkurë të zhveshur, fitoi çmimin e tretë prej 2 000 dollarësh.

Qentë u shfaqën në një skenë para një publiku që duartrokiste, me një juri që votonte për pamjen, personalitetin dhe reagimin e publikut.

Petunia dhe Nyman kanë fituar gjithashtu një fluturim për në Nju Jork për t’u shfaqur në ”Today Show” të NBC të hënën.

Fituesi i vitit të kaluar ishte Wild Thang, një pekinez.

Organizatorët e konkursit këmbëngulin se shëmtia nuk është karakteristika e vetme që kërkohet dhe se anët më tërheqëse të qenve vlerësohen gjithashtu.

Shumë prej tyre vijnë nga strehimore kafshësh dhe konkursi synon të inkurajojë adoptimin në vend të talljes.