Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPeskaturizmi, diversifikim i ofertës turistike

Peskaturizmi, diversifikim i ofertës turistike

Turizmi i peshkimit synon të kthehet në një praktikë të qëndrueshme të turizmit detar. Peskaturizmi, (kombinimi i turizmit me peshkimin), po shihet si një ofertë e re, që do t’iu ofrohet vizitorëve vendas dhe të huaj me qëllim rritjen e të ardhurave për peshkatarët artizanalë. Iniciativa “Promovimi i Peskaturizmit në zonat e mbrojtura detare/bregdetare të Shqipërisë”, financuar nga UNDP Albania, është duke u zbatuar nga kompania e konsulencës në bashkëpunim me institucionet e linjës në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Aktualisht ka nisur një aksion pilot i realizuar në bashkëpunim me shoqatën e Peshkatarëve Artizanalë dhe menaxherëve të Parkut, që po ngjall shumë interes tek vizitorët. Ekspertët shprehen se kjo iniciativë, mund të ofrojë të ardhura shtesë për peshkatarët, si dhe mund të sjellë një diversifikim të ofertës për operatorët turistikë, të cilët kanë një ndikim të qëndrueshëm në burimet e peshkimit turistik. Ekspertët ftojnë vizitorët ta provojnë këtë eksperiencë unike dhe të përjetojnë kulturën tradicionale të peshkimit si pjesë të turizmit të aventurës.https://ata.gov.al/2022/08/08/peskaturizmi-diversifikim-i-ofertes-turistike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments