Peshqit përmbajnë shumë lëndë ushqyese të dobishme dhe për këtë arsye ato nuk duhet të mungojë në rutinën ushqimore. Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të ndjekin një dietë proteinike. Peshku me përmbajtjen më të lartë të proteinave është toni.
Peshku Ton– Është peshku me përmbajtjen më të lartë të proteinave, i cili përmban pothuajse 30 gram proteina për 100 gram peshk ton të gatuar.
Vezët e peshkut- Vezët e peshkut janë gjithashtu shumë pasura me proteina, duke ofruar afërsisht 29 gram proteina për 100 gram.
Açuga– Açugat (lloj sardele e vogël)përmbajnë 26 deri në 29 gram proteina për 100 gram.
Karavidhe- Karavidhet janë gjithashtu burime të mira të proteinave, me 26,41 gram proteina për 100 gram.
Peshku shpatë- Peshku shpatë përmban afërsisht 23 gram proteina për 100 gram.
Salmoni– Salmoni përmban 20 gram proteina për 100 gram.
Karkalecat- Karkalecat përmbajnë rreth 20 gram proteina për 100 gram.
Peshku gjuhëz – Ky peshk përmban afërsisht 19 gram proteina për 100 gram.
Merluci– Merluci përmban afërsisht 18 gram proteina për 100 gram.