Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPeshkopi-Maqellarë, mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin

Peshkopi-Maqellarë, mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin

Në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, vazhdim i rrugës së Arbrit, po vijon puna në lotin 3, ku aktualisht po punohet për gërmimin, mbushjen e trupit të rrugës dhe ndërtimin e dy urave. Kjo rrugë do të përmirësojë cilësinë dhe standardet e rrugës që është e kategorisë C2, por nga ana tjetër do të shkurtojë në 9 nga 11 km që është aktualisht rruga Maqellarë-Peshkopi. Me përfundimin e punimeve rruga nga dalja e Tiranës deri në Peshkopi do të përshkohet për 1 orë, ndërsa do të nxisë fluksin e qarkullimit të vizitorëve dhe turistëve në këtë zonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments