Peshëngritësi Ertjan Kofsha u shpall sot kampion bote për të rinj. Në kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Guadalahara të Meksikës, Shqipëria u përfaqësua nga Ertjan Kofsha, i cili fitoi medaljen e artë, duke konfirmuar edhe një herë potencialin e tij, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Kofsha fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 159 kg dhe u rendit i katërti në botë në total në dygarësh me plot 345 kg.