Peshëngritja do të përfshihet si disiplinë në programin e “Ekipeve sportive në shkolla”.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli mori pjesë në ceremoninë e rilicencimit të trajnerëve të peshëngritjes.

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata e Peshëngritjes dhe presidenti i kësaj federate Elez Gjoza, të pranishëm ishin trajnerë nga të gjitha klubet.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli vlerësoi kontributin e trajnerëve ndër vite dhe kërkoi një bashkëpunim më të madh për çuar përpara projektin e “Ekipeve sportive në shkolla”, ku peshëngritja do të përfshihet si disiplinë.