Jo vetëm rrudhat dhe flokët e bardhë. Plakja lë gjithashtu shenja të pagabueshme në anatominë e trurit, me zona që rrudhen dhe të tjera që ndryshojnë strukturën e tyre.

Janë pesë ndryshime thelbësore të identifikuara deri më tani dhe njohja e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse ato janë ndryshime të padukshme, por në mënyrë të pashmangshme reale dhe që kanë lidhje të sakta me stilin e jetës aq sa me gjenetikën.

Ato u përshkruan në revistën ‘’Nature Medicine’’ nga grupi kërkimor i koordinuar nga Universiteti i Pensilvanisë dhe i cili përfshin ekspertë të inteligjencës artificiale dhe analistë të imazheve biomjekësore.

Ato që ndodhin në trurin e plakjes janë ndryshime të lidhura me kushte të veçanta, të tilla si Parkinson, dhe njohja e tyre premton të bëjë më të sakta diagnozat e ardhshme të sëmundjeve neurodegjenerative.

Për të parë se si truri ndryshon me kalimin e moshës, ishte e nevojshme të analizoheshin rreth 50 mijë imazhe të marra me rezonancë magnetike bërthamore.

Për këtë u përdor një sistem inteligjence artificiale.

“Syri i njeriut nuk është në gjendje të perceptojë se si ndodhin ndryshimet të lidhura me rënien njohëse’’, vëren Christos Davatzikos, një ekspert në imazhet biomjekësore në Universitetin e Pensilvanisë në Filadelfia, autor i artikullit me Zhijian Yang, një ekspert në inteligjencën artificiale të aplikuar në biomjekësi nga i njëjti universitet.

U deshën tetë vjet për të përfunduar analizën e parë gjithëpërfshirëse të aftë për të shkuar përtej asaj që ishte bërë deri më tani, gjë që kishte çuar në studime të pjesshme të kryera në një numër të vogël individësh.

Në ndihmë të studiuesve ishte sistemi i IA i quajtur ‘’Surreal-Gan’’.

Megjithatë, fillimisht ishte e nevojshme për ta trajnuar atë dhe kjo u bë duke mësuar sistemin për të lexuar të dhënat MRI të 1 150 njerëzve të shëndetshëm të moshës 20-49 vjeç dhe 8 992 të rriturve të moshuar, disa prej të cilëve kishin probleme me rënien njohëse.

Rezultati i kësaj analize çoi në identifikimin e pesë shenjave të plakjes së trurit.
Tre prej tyre, për shembull, janë të pranishme në disa forma të demencës, të tjera në Parkinson dhe Alzheimer.

Shpresa e studiuesve është se në të ardhmen këto ndryshime mund të ndihmojnë në parashikimin me shumë saktësi të fillimit të demencës.

Janë identifikuar gjithashtu lidhje midis pesë ndryshimeve dhe stileve të jetesës, të tilla si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit ose me karakteristika gjenetike