Jacopo Sipari di Pescasseroli është drejtori i ri artistik i Drejtorisë së Operës dhe Filarmonisë (DOF), në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Drejtoresha e përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina prezantoi maestron Sipari para trupës artistike dhe stafit administrativ, pas mbylljes së konkursit, që qëndroi i hapur përgjatë 1 muaji. Voshtina theksoi se, edhe pse statuti ia lejonte të emëronte një drejtor artistik, ajo zgjodhi të hapte një konkurs ndërkombëtar për të mos i kufizuar standardet e përzgjedhjes. I lumtur për këtë përzgjedhje është shprehur dhe maestro Sipari, i cili para trupës dhe stafit të TKOB-së tha se, “bashkë me drejtoreshën e përgjithshme kemi të njëjtin synim: Ta transformojmë TKOB-në në një nga teatrot më prestigjioze në Evropë”. Jacopo Sipari di Pescasseroli është i njohur si fitues i çmimit “Golden Opera Special Prize” në janar të 2020-ës, për gjeneratën e re nga “Oscars of Opera”, si një nga dirigjentët më premtues për operat në Itali. Gjithashtu ai është diplomuar edhe si jurist. Sipari zotëron 2 doktoratura në të Drejtën Penale dhe atë Kanonike, të shkruara në gjuhën latine. Prej nëntë vitesh shërben si Docent i të Drejtës Penale, në Universitetin “Roma Tre”, por edhe më parë njihej si avokati më i ri i Gjykatës Apostolike Romake “Rota”, në Vatikan, institucioni më i lartë gjyqësor i Kishës Katolike. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on