Skulptura qëndron në rrethrrotullimin Gran Chimu në Chiclayo, të cilin autoritetet lokale thanë se do ta riemërtojnë “Ovali Papal”.
Statuja është pjesë e një itinerari të ri turistik të quajtur “Shtigjet e Papa Leone XIV”, i projektuar për të shfaqur vendet e lidhura me punën e tij baritore në Peru, ku ai shërbeu nga viti 1985 deri në vitin 2023.
Lidhjet e tij me rajonin datojnë që nga viti 2014, kur Papa Françesku e emëroi atë peshkop të Dioqezës së Chiclayo në departamentin verior të Lambayeque. Itinerari do të përfshijë katër rajone: Lambayeque, Piura, La Libertad dhe Callao.
Artisti peruan, Juan Carlos Nanake dhe një ekip prej pesë vetash shpenzuan katër muaj duke krijuar monumentin gjysmë tonësh, të cilin udhëheqësit vendas e përshkruan si një simbol të unitetit dhe besimit për Chiclayo-n, i njohur si “Kryeqyteti i Miqësisë” i Perusë.
Zyrtarët rajonalë dhe bashkiakë iu bashkuan klerit dhe anëtarëve të forcave të armatosura gjatë ceremonisë, e cila përfshinte lutje, muzikë dhe kërcime tradicionale që festonin lidhjen shpirtërore midis qytetit dhe kreut të Kishës Katolike





