Friday, April 18, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAPERU: Mijëra luanë të detit ngordhën nga epidemia e gripit të shpendëve

PERU: Mijëra luanë të detit ngordhën nga epidemia e gripit të shpendëve

Mijëra luanë të detit dhe zogj kanë ngordhur nga epidemia e gripit të shpendëve që preku Perunë. Sipas lajmit të CNN, Shërbimi Shtetëror i Zonave Kombëtare të Mbrojtura (SERNANP) në Peru njoftoi se gripi i shpendëve, i njohur gjithashtu si H5N1, është përhapur te një numër i madh speciesh në vend. SERNAP njofton se 63 mijë zogj u asgjësuan që nga fundi i nëntorit 2022, kur u paraqit rasti i parë epidemik tek shpendët. Autoritetet deri më tani kanë identifikuar 3.487 luanë të detit që kanë ngordhur në brigjet e Perusë për shkak të gripit të shpendëve ose 3 për qind e specieve të tyre. Gjithashtu, janë regjistruar edhe 5 ngordhje të fokave me gëzof për shkak të gripit të shpendëve. Gripi i shpendëve shkakton ngordhjen e shumë shpendëve dhe gjitarëve në SHBA. Që nga fundi i vitit 2022, shkencëtarët kanë raportuar raste të virusit të gripit të shpendëve në më shumë se 100 lloje shpendësh, përfshirë rosat, pulëbardhat, patat, skifterët dhe bufat në SHBA. Përveç kësaj, raste të gripit të shpendëve në SHBA u regjistruan edhe te gjitarët si arinjtë, dhelprat, rrëqebulli, rakunët dhe delfinët. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se rreziku i gripit të shpendëve për njerëzit është i ulët, por thuhet se ai vërehet edhe tek njerëzit, edhe pse në numër të vogël. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ