Studiuesit kanë hedhur hipoteza se kjo mund të jetë për shkak të përdorimit të gjerë të barnave që ulin kolesterolin – të cilat mund të kenë efekte mbrojtëse kundër kancereve të caktuara.
Sipas studiuesve, efekti mbrojtës mendohet të jetë i lidhur me trajtime si statinat, të cilat u jepen personave të diagnostikuar me kolesterol të lartë.
Këto ilaçe mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit ose përmirësimin e shkallës së mbijetesës.
Hulumtimet mbi rolin e kolesterolit në zhvillimin e kancerit kanë zbuluar gjithashtu se manipulimi i niveleve të kolesterolit mund të ndikojë në rritjen e qelizave kancerogjene, megjithëse kjo ende, nuk është kuptuar plotësisht.
Lidhja midis kolesterolit të lartë dhe shkallës së ulët të vdekshmërisë nga kanceri nuk është një provë përfundimtare se vetë kolesteroli i lartë është një mbrojtës.
Efekti mbrojtës mund të jetë për shkak të trajtimit që pacientët marrin pasi diagnostikohen.
Kolesteroli i lartë është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe ende konsiderohet një shqetësim serioz shëndetësor – që duhet të menaxhohet me ilaçe dhe ndryshime në stilin e jetesës – për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru.
Ndërsa gjetjet janë premtuese, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis kolesterolit të lartë, përdorimit të statinave dhe kancerit.





