Macet janë më shumë sesa thjesht të adhurueshme, shkruan faqja e internetit travly.com.

Trupat e tyre janë biologjikisht të perfeksionuara për mbijetesë, fshehtësi dhe saktësi. që nga kthetrat e tyre, shtylla kurrizore fleksibël, shikimi i tyre i jashtëzakonshëm natën dhe deri tek reflekset e shpejta, pra, çdo pjesë e një maceje është projektuar me një qëllim.

Aftësia e tyre për t’u ulur, për t’u ngjitur me lehtësi dhe për të lëvizur në heshtje pa u kuptuar i bën ato një nga gjuetaret më efikase në mbretërinë shtazore.

Mjaullima e tyre nuk është thjesht e lezetshme: studimet sugjerojnë se mund të ndihmojë në uljen e stresit.

Ajo që duket si një sy gjumë i ngadaltë pasdite ose një kërcim i gjallë është në të vërtetë rezultat i miliona viteve të rregullimit të imët evolucionar.

Shkencëtarët tani thonë se macet mund të jenë gjëja më e afërt me përsosmërinë që natyra ka krijuar.