Punimet për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në qytetin e Përrenjasit, sipas marrëveshjes ndërmjet FSHF dhe Bashkisë Prrenjas, po vazhdojnë me ritme të shpejta.
FSHF bën të ditur se, aktualisht, është përfunduar instalimi i sistemit të drenazhimit dhe në ditët në vijim do të nisë shtrimi i tapetit artificial.
Me ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Përrenjasit, një fushë me përmasa olimpike dhe një minifushë, fëmijët do të kenë mundësi të stërviten dhe të luajnë futboll në kushte të përshtatshme.