Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEPërmirësohet ndjeshëm gjendja shëndetësore e Rushdie

Përmirësohet ndjeshëm gjendja shëndetësore e Rushdie

Shkrimtarit të njohur britaniko-indian Salman Rushdie i është hequr ventilatori dhe ka filluar të flasë, pas goditjes me thikë në SHBA. Shkrimtari britaniko-amerikan, Aatish Taseer tha se 75-vjeçarit i ishte hequr ventilatori dhe fliste, madje bënte edhe shaka, gjë që më pas u konfirmua nga agjenti i autorit Andrew Wylie. Wylie tha dje se Salman po përdorte ventilatorin dhe mund të humbiste një sy, pasi pësoi lëndime në krah dhe mëlçi gjatë sulmit. Britaniku me origjinë indiane, romani i të cilit “Vargjet Satanike” çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, do të mbante një leksion në Nju Jork, kur u sulmua. Personi i akuzuar kërkoi dje pafajësinë për akuzat për tentativë vrasje dhe sulm. Sipas policisë, Salman u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe një herë në bark, përpara se të dërgohej në spital. Salman e filloi karrierën në fillim të viteve ’70 me dy libra të pasuksesshëm përpara “Midnight’s Children” që fitoi çmimin ”Booker” në 1981. Autori jetoi i fshehur për shumë vite në Londër nën një program mbrojtjeje të qeverisë britanike pas fatvas kundër tij.http://ata.gov.al/2022/08/14/shba-permiresohet-ndjeshem-gjendja-shendetesore-e-rushdie/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments