Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAPërmbytjet shpërngulin mijëra persona në Malajzi, Tajlandë ,Australi

Përmbytjet shpërngulin mijëra persona në Malajzi, Tajlandë ,Australi

Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë zhvendosur mijëra njerëz dhe kanë shkaktuar kërdi në Malajzi, Tajlandë dhe Australi. Sipas medias malajziane, përmbytjet e mëdha në rajonin Kelantan prekën mbi 18 000 persona, pasi shteti është përfshirë nga shiu i dendur që nga e premtja. Media shtetërore ”Bernama News” raportoi se autoritetet kanë ngritur kampe të përkohshme për të ndihmuar njerëzit e prekur në zonën Kuala Betis. Deri më tani, 18 735 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura. Në Tajlandë, shiu i dendur dhe përmbytjet goditën jugun e vendit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke zhvendosur mbi 100 000 persona në pesë provinca. Kryeministri Srettha Thavisin pritet të vizitojë rajonin sot për të mbikëqyrur përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimit dhe ndihmës, njoftoi faqja e lajmeve me bazë në Bangkok, Khaosod. Shiu i dendur shkaktoi përmbytje masive në 14 rrethe, ku provinca Narathiwat në Tajlandën jugore ishte më e prekura pasi mijëra u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. Shirat e dendura dhe stuhia goditën gjithashtu shtetet australiane të Uellsit të Ri Jugor, Victoria dhe Queensland, duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Në 24 orët e fundit, dy persona humbën jetën nga rrëzimi i pemëve dhe tre raportohen të zhdukur në Victoria dhe Queensland. “Supozohet se tre persona ishin në një përrua të madh kanalizimesh që derdhet në lumin Mary në Gympie kur zona u përmbyt me ujë”, raportoi ABC News. Erërat e forta dhe stuhitë ndikuan gjithashtu në sistemin e furnizimit me energji elektrike në Queensland dhe mbi 120 mijë njerëz aktualisht janë pa energji pasi stuhia ka ndërprerë qindra linja elektrike, raportohet po ashtu. Sipas transmetuesit televiziv, paralajmërim për stuhi të fuqishme është lëshuar për Melburnin, me erëra, breshër dhe reshje të dendura shiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ