Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEPërmbytjet, Normalizohet situata në Elbasan

Përmbytjet, Normalizohet situata në Elbasan

Situata me përmbytjet në vend është përmirësuar disi këtë të mërkurë, megjithatë vijojnë problematikat në disa zona. Në Shkodër, një prej qarqeve më të goditur, 1435 hektarë tokë janë ende nën ujë, ndërsa 16 familje janë evakuuar. Në rrugën e Obotit, uji ka arritur në nivelin 60 cm dhe është e kalueshme vetëm me mjete të ushtrisë, teksa Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, vijojnë të jenë jashtë funksionit. Janë 16 familje të evakuuara, gjithsej 70 persona. Në qarkun e Lezhës ka problematika në disa akse, ku rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme. Po ashtu, rruga në fshatin Piraj dhe rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj janë të pakalueshme për mjetet e vogla Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë të ujit në 4 banesa, ndërsa 500 hektarë sipërfaqe toke janë të përmbytura në fshatin Torovicë, dhe 800 hektarë në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht. Në Elbasan, situata duket më e qetë, ku aktualisht akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura. Janë në nivel jo shumë të lartë prurjet në përrenjtë e qarkut dhe lumin Shkumbin e Devoll. Furnizimi me energji elektrike është i plotë me përjashtim te 2 fidrave në bashkinë Belsh 1 fidri në Nj.A Tregan dhe 1 fider Nj.A Klos bashkia Cerrik.https://lajme.rtsh.al/artikull/permbytjet-1435-hektare-ende-nen-uje-ne-shkoder-ne-lezhe-disa-akse-te-pakalueshme-normalizohet-situata-ne-elbasan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments