Përkujtohet sot në ditën e lindjes, kleriku Dom Jak Bushati i pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist. Dom Jak Bushati lindi më 8 gusht 1890 në qytetin e Shkodrës Mësimet e para i ndoqi në shkollën Franceskane, më pas e vazhdoi të mesmen në Seminarin Papnor të Shkodrës. Jaku ishte famulltar i Ndërfanës, e më vonë i Gëziqit. Por edhe në këto vende nuk ishte statik dhe pas 26 viteve si meshtar në Abacinë e Mirditës u transferua në Kallmet si famulltar. Regjimi komunist nuk e kurseu as priftin e devotshëm e mendjeprehtë pasi në 1949 u akuzua se ndihmonte diversantët dhe u arrestua për agjitacion dhe propagandë. Janë këto akuza që do ta çonin drejt pushkatimit pa gjyq me 12 shkurt 1949. Fatkeqësisht masakra do të vazhdonte dhe më tej, pasi trupin e pajetë të tij e hodhën në një kënetë diku afër Lezhës. Më datën 5 nëntor 2016, ai shpallet shenjtor i Kishës Katolike në Shkodër. Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” kujton figura të ndritura të kohës, intelektualë, poetë, shkrimhttps://ata.gov.al/2022/08/08/perkujtohet-kleriku-dom-jak-bushati-u-pushkatua-pa-gjyq/tarë dhe klerik që u përndoqën, burgosën dhe u pushkatuan nga diktatura komuniste.
Përkujtohet kleriku Dom Jak Bushati, u pushkatua pa gjyq
RELATED ARTICLES