Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA​Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

​Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se forcat britanike kanë dhënë një mund të madh për Kosovën gjatë luftës, e veçanërisht në fazën e çlirimit të Kosovës, paqes dhe sigurisë. “Sot në ditën e përkujtimit të ushtarëve dhe oficerëve britanik të rënë apo që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë, kujtojmë gjithë mundin dhe sakrificën dhe angazhimin e forcave britanike në të gjitha fazat e zhvillimit të vendit tonë, veçanërisht në fazën e çlirimit të vendit tonë dhe në fazën e ruajtjes së stabilitetit sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Britania e Madhe vazhdon të luaj rol shumë të rëndësishëm në sigurinë e vendit tonë dhe në mbështetjen e vendit tonë në promovimin si në aspektin ndërkombëtarë, gjithashtu edhe në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë ,” vijoi ai. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha për KosovaPress, se Mbretëria e Bashkuar ka qenë e fuqishme në përkrahjen e lirisë së Kosovës. “Ne si Kosovë kemi vëllezër të luftës, të cilët janë ushtarët e NATO-s, Mbretëria e Bashkuar ka qenë e fuqishme në përkrahje të lirisë tonë dhe si ish-ushtarë por edhe si deputet i Kosovës, e qytetar i këtij vendi, nderoj të rëntë e Mbretërisë së Bashkuar, pra ushtarët e KFOR-it në Kosovë, e po ashtu shprehim respekt për sakrificën e tyre, shërbimin e tyre, njëkohësisht për familjet e tyre dhe vendin”, tha Haradinaj. Ceremonia vazhdoi me lutjen e priftit anglez, në mbrojtje të të gjithë ushtarëve anembanë botës që qëndrojnë për paqen dhe lirinë dhe kthejini të gjithë të sigurt në shtëpi, me familjet e personelit ushtarak që kanë vdekur dhe kujdesuni për familjet e tyre tani dhe në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ