Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi të dielën në mesditë për përkeqësim të motit nga dita e hënë. Në njoftimin për mediet, DPD thekson se “në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar.Era do të jetë me drejtimin Jug-Jug Perëndim në forcën 6-7 bft deri 8 bft 15-25 m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra”. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurt për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00. “Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thekson në njoftimin e saj Drejtoria e Përgjithshme Detare. ATA
Përkeqësimi i motit,DPD: Mjetet lundruese të rrisin gatishmërinë
RELATED ARTICLES