Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako deklaroi sot se vijon me intensitet puna sipas projekteve përkatëse për rikonstruksionin e pallateve me shkallë dëmi DS4. Ajo theksoi në një postim në rrjetet sociale se në 9 pallate banorët janë futur në shtëpitë e tyre, ndërsa vazhdon rehabilitimi i 13 pallateve të tjera. “Riforcimi i këtyre godinave është edhe pjesa më komplekse e procesit të rindërtimit. 9 pallate me këtë shkallë dëmi janë rikonstruktuar totalisht dhe dhjetëra familje janë rikthyer në banesat e tyre që janë më të forta se më parë ndërkohë që vazhdon rehabilitimi i 13 pallateve të tjera”, theksoi ajo. Po ashtu, Sako shtoi se do nisë puna për rikonstruksionin e 55 pallateve me shkallë dëmi DS4 dhe 12 banesave individuale.
“Shumë shpejt do të nisë puna për përforcimin dhe rikonstruksionin e 55 pallateve me shkallë dëmi DS4 si dhe 12 banesave individuale si në ambientet e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme duke garantuar standardet e duhura për shtëpi më të forta dhe më të sigurta se më parë”, tha ajo.https://ata.gov.al/2022/08/08/rindertimi-sako-perfundon-rikonstruksioni-i-9-pallateve/