Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPërfundon restaurimi i ikonës së “Ungjillëzimit”

Përfundon restaurimi i ikonës së “Ungjillëzimit”

Ikona e “Ungjillëzimit”, një thesar artistik, realizuar nga Onufër Qiprioti, i ka shpëtuar degradimit, falë laboratorit të Konservimit & Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri”. Pas një pune disamujore, kryer nga restauratori Erion Lezi, përfundoi ndërhyrja restauruese për ikonën “Ungjillëzimi” vepër e shek XVI – XVII, atribuar Onufër Qipriotit. Në këtë ikonë që ka funksionuar si Dera e Bukur e ikonostasit të kishës së Kostandinit dhe Helenës në kalanë e Beratit paraqitet skena e Ungjillizimit.

Në pjesën e poshtme kryeëngjëlli Gabriel, paraqitet duke lajmëruar virgjëreshën Marie për lindjen e shpëtimtarit ndërsa sipër qëndrojnë profeti Isaia dhe mbreti David. Ikona edhe pse e restauruar përpara disa dekadash, paraqiste problematika të ndryshme si dëmtim të kornizimit e shtresave përgatitore, dëmtim të pelikulës piktorike kryesisht në gjysmën e poshtme, shoqëruar me papastërti të qëndrueshme të lëna nga restaurimi i mëparshëm dhe oksidim verniku.

Të gjitha këto copëtonin tërësinë e skenës, tjetërsonin elegancën dhe bukurinë e ikonës si dhe rrezikonin degradimin e saj. Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e plotë të saj dhe së shpejti do t’i ofrohet e ekspozuar publikut të gjerë të Muzeut “Onufri” të cilët mund të admirojnë më qartë mjeshtërinë dhe finesën e artit të Onufër Qipriotit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments