Ka përfunduar raundi i parë i takimit trilateral në mes të BE-së, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Siç merret vesh palët tani zhvillojnë takime të ndara bilaterale me palën evropiane. Mëtohet që gjatë ditës liderët të takohen sërish. Borrell: Është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë Në Bruksel ka nisur takimi i përbashkët midis liderëve të Kosovës, Serbisë dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian. Pas takimeve dypalëshe, Borrell tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të raporteve. Kryeministri Albin Kurti është takuar sot në mëngjes në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, në kuadër të vazhdimit të dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas më shumë se një viti.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614682
Përfundon raundi i parë i takimit trepalësh në Bruksel
RELATED ARTICLES