Forcat e Armatosura kanë përfunduar ndërtimin e dy urave “Bailey” në Mirditë, duke përmirësuar jetën e komuniteteve në disa fshatra të kësaj zone.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili u shpreh se, ura në lagjen Klos lidh fshatin Fan me shkollat dhe qendrën shëndetësore, duke ofruar edhe një lidhje të drejtpërdrejtë me Rrugën e Kombit.

Vengu shtoi se, ura në lagjen Caraj lidh banorët me atraksione turistike të rëndësishme.

Ky projekt, i realizuar nga forcat xheniere, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e infrastrukturës për rreth 1,000 banorë dhe shumë vizitorë.